Transmetuar më 25-09-2018, 08:13

Një marrëveshje e bujshme mes Michael Kors dhe Versace. Dy kompanitë e modës po firmosin disa dokumente për kalimin e shtëpisë së modës italiane, tek amerikanët.

Mediat amerikane shkruajnë se Michael Kors e ka blerë Versace për 2 miliardë euro.

Megjithatë deri më tani, nuk është e qartë nëse familja Versace, do të mbetet në minorancë me drejtoren krijuese Donatella Versace.

Versace aktualisht kontrollohet në masën 80% nga Givi, një kompani e cila në masën 50% zotërohet nga Allegra Versace Beck.

Sakaq 20% zotërohet nga nëna e saj Donatella, drejtore stili dhe 30% nga daja i saj Santo Versace, i cili e themeloi kompaninë bashkë me vëllanë, stilistin Gianni Versace në vitin 1978.

Gianni u vra në Miami në korrik të vitit 1997, duke ia lënë shumicën e aksioneve Allegra. /a.y/noa.al