Transmetuar më 25-09-2018, 08:43

Luftoi çdo ditë të tetë viteve të para të jetës së saj, duke u munduar që të shprehej.

E prekur nga një çrregullim në zhvillim, vogëlushja Charlotte Roberts e ka pasur gjithmonë të vështirë të komunikojë.

Më pas në sajë të një takimi të pazakontë, gjithçka ndryshoi si në një përrallë, kur një kalë poni u afrua pranë shtëpisë. Një përqafim i papritur, disa ecje bashkë dhe besimi që Charlie shfaqte ndaj kalit të saj, e lejuan vogëlushen që të dalë nga izolimi.

Siç tregon për mediat angleze, nëna e saj Rachel, “Para mbërritjes së Babe, ime bijë dukej sikur jetonte në një vend të huaj, totalisht e mbyllur në vete. Dhe kur mundohej të fliste, ishte tejet e vështirë të kuptoje se çfarë donte të thoshte”.

Po ashtu ajo ofendohej edhe në shkollën speciale që frekuentonte. Ndërkohë Charlie, në sajë të kalit të saj poni, ndryshoi totalisht qysh kur e takoi kalin për herë të parë në një fushë në Capel Curig, në një fshat të Uellsit, ku jeton me familjen e saj.

“U afrua pas tij dhe e përqafoi. Duke u ndjerë e sigurtë ditë pas dite nga shoqëria me të, ime bijë nisi të thotë fjalët e para si “kalë”. Por ishin kalërimet me poni, ato që i dhanë më shumë kurajo dhe siguri. E kujtoj shumë mirë kur për herë të parë i tha Babe, “Hajde, ikim”, tregon nëna.

Gruaja tregon se e bija ka shtuar fjalët që thotë, dhe se nuk është më e frikësuar nga bota përreth. Charlie tashmë është 13 vjeçe dhe nuk mund të kalërojë më me kalin poni, por nuk ka hequr dorë nga shoqëria me të, teksa kali jeton në terrenin e shtëpisë së familjes. /a.y/noa.al