Transmetuar më 25-09-2018, 10:34

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë duke lajmëruar rritje pagash për disa kategori.

Më konkretisht përfitues do të jenë gjithë ata që punojnë në shëndetësi, arsim dhe ushtri.

Nëpërmjet një postimi të paradites së sotme, Rama i cilëson si diskutime të frytshme për buxhetin 2019.

“Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse.

Më shumë për këtë nesër në 10.30 fb/tëitter/insta live”, shkruan Rama. /a.y/noa.al