Transmetuar më 25-09-2018, 11:55

“Im atë e vrau, pasi i përkiste një shtrese të ulët”. Nuk arrin të gjejë paqe 21-vjeçarja Amrutha e cila ndodhet në muajin e pestë të shtatzënisë, pasi pa që ti vritej para syve të saj i shoqi Pranay, 24 vjeç,

Burri u vra nga një person i armatosur me hanxhar, në dalje të një spitali në Miryalaguda, të Andhra Pradesh, Indi. Policia arrestoi babanë dhe xhaxhanë e vajzës, nën akuzën e porositësve të vrasjes. Më 14 shtator, vrasësi priti dy të rinjtë të dilnin nga spitali, ku dhe nisi sulmi me hanxhar ndaj Pranay. Pavarësisht tentativave të mjekëve për ti ardhur në ndihmë, i riu gjeti vdekjen.

Dashuria mes dy të rinjve kishte nisur në bankat e gjimnazit. Një histori e ngjashme me atë të shumë të rinjve të tjerë, nëse Pranay nuk do ti përkiste kastës së Dalit, e cila cilësohet si e ulët dhe “e paprekshme”. Ndërkohë Amrutha, ishte vajzë e një familje që merrej me agjenci imobiliare. Pikërisht diferenca e shtresave çoi në krim.

Qysh e vogël, siç tregon e reja për BBC, nëna e ndalonte që të ruante raporte miqësore me fëmijë të kastave inferiore. Prindërit e saj kur zbuluan lidhjen me Pranay, bën të pamundurën për ti ndarë, ndonëse të rinjtë takoheshin fshehurazi.

Kështu në prill të vitit 2016, babai vendosi që ta mbyllë Amrutha në shtëpi, “Nuk mund të flisja më me Pranay, por ajo që më mbante ishte dashuria që kisha për të”.

Amrutha, arriti që të arratisej në janar të këtij viti dhe dy të rinjtë u martuan. Pak muaj më vonë, ajo zbuloi se ishte shtatzënë dhe bashkë me të shoqin menduan që të transferohen në Kanada. Por më tej ata vendosën të prisnin lindjen e fëmijës, përpara se të largoheshin përgjithmonë nga vendi i tyre.

Në këtë moment vajza iu tregon prindërve për shtatzëninë, duke shpresuar se do ti zbuste, por e kishte gabim. I ati sapo mësoi lajmin e urdhëroi që të abortonte.

“Kemi jetuar gjithmonë me frikë, por nuk e kisha menduar kurrë që im atë do bënte një mizori të tillë”, thotë ajo, shkruan noa.al.

Ditën e krimit, Amrutha, i kërkoi të shoqit që ta shoqëronte për vizitë në spital dhe bashkë me ta ishte edhe nëna e Pranay. Siç tregohet në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, teksa të tre po dilnin nga spitali, u shfaq vrasësi dhe nisi të godasë Pranay me hanxhar. Amratha vrapoi të kërkonte ndihmë.

“Kur telefonova tim atë, m’u përgjigj ‘Çfarë do që të bëj? Mos duhet ta çoj në spital”, tregon e reja. Policia arrestoi babanë e Amrutha, Maruti Rao si dhe gjashtë persona të tjerë të përfshirë në krim.

Babbi i vajzës pranoi se ishte porositësi i krimit, duke thënë se gjithçka e bëri pasi dhëndri i padëshiruar i përkiste një shtrese të varfër.

“I gjithë faji është i familjes time, nuk do të kthehem kurrë tek ata. Tashmë familja ime e vetme, janë prindërit e Pranay”, përmbyll rrëfimin e saj e reja. /a.y/noa.al