Transmetuar më 25-09-2018, 13:09

Janë fotografi që flasin vetë, ato të publikuara në revistën shkencore “British Medical Journal Case Report”. Radiografitë e tmerrshme tregojnë një burrë të cilit i është ngulur një thikë prej 10 centimetrash mes përmes fytyrës.

Pacienti një 25-vjeçar nga Afrika e Jugut, kishte pësuar edhe dëmtime në stomak, në sajë të një sherri me mikun e tij, në gjendje të dehur.

I riu fillimisht u dërgua në një klinikë në Germiston, në lindje të Johannesburg, dhe më tej në një klinikë tjetër më të specializuar.

Mjekët shpjeguan se si thika kishte ngelur në një kockë, ku kishte qëndruar e bllokuar për katër ditë. Nga ana e tij pacienti iu tha mjekëve të Chris Hani Baragwanath Academic Hospital, se ndjente vetëm dhimbje koke dhe se nuk mund të lëvizte syrin e majtë.

Për shkak të dëmtimeve të pësuara, u kërkua ndërhyrja e mjekëve okulsist, otorinolaringolog, kirurg facial dhe neurokirurg.

Fatmirësisht analizat dhe kontrollet e detajuara, zbuluan se i riu nuk kishte probleme neurovaskulare, shkruan noa.al. Sakaq ai tha se ndihej me fat, që ishte ende gjallë.

I riu doli nga spitali dy ditë pas operacionit, pa probleme serioze. /a.y/noa.al