Transmetuar më 25-09-2018, 16:46
Edi Rama, foto ilustruese

Dhunë verbale mbi sipërmarrësit e ka quajtur Edi Rama platformën e opozitës që ka për qëllim denoncimin dhe goditjen e kompanive që kanë përfituar fonde korruptive.

Në një status në Twitter, në përgjigje të qëndrimit të Lulzim Bashës, kreu i qeverisë shkruan se “kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit, ka ngatërruar sistemin ku vepron.

Ka harruar arsyen pse ekziston; ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse”.

Rama e mbyll reagimin duke shkruar se “kur këtë parti pastaj e drejton LB ferra e ka marrë fare uratën”.

Ndërkohë, një ditë më parë, PD prezantoi platformën e saj, duke përmendur me emra konkretë kompani dhe biznesmene që kanë përfituar nga paratë publike. /k.k/noa.al/