Transmetuar më 25-09-2018, 17:01

Arrestohet në zyrat e Hipotekës së Shkodrës drejtori i këtij institucioni, Zamir Leka. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pas një urdhri të prokurorisë.

Policia ka shkuar aty duke e prangosur drejtorin dhe e shoqëroi në komisariatin e policisë vendore. Bëhet e ditur se mbi të rëndon akuza për korrupsion.

Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion policia dhe prokuroria e arrestojnë.

Bashkë me të është arrestuar edhe Frida Mirashi, punonjëse e hipotekës së Shkodrës.

Vetëm pak ditë më parë, prokuroria lëshoi urdhër-ndalimi edhe për shtetasin Mirjam Bletaj, ish-jurist në hipotekën e Shkodrës gjatë viteve të fundit si dhe shtetasin Sokol Tirana që bashkë me shtetasin tjetër Johan Zefi, dyshohen si sekserët që do i merrnin një mijë euro shtetasit Ndoc Taraj.

Ky i fundit pronar i një objekti që ishte i gatshëm të paguante para për të nxjerrë në mënyrë të përshpejtuar certifikatën e pronësisë. /k.k/noa.al/