Transmetuar më 25-09-2018, 17:37

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj priti sot në një takim ambasadorin e sapoemëruar të Bashkimit Europian, Luigi Soreca.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i ministrisë së Brendshme, me anë të një statusi në Tëitter.

Xhafaj shkruan se me zyrtarin e BE-së diskutoi për çështjet itegruese të Shqipërisë.

Në këtë drejtim, është konfirmuar mbështetja nga ana e ambasadorit.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja takim shumë miqësor dhe profesional me një ekspert shumë të mirë të çështjeve të sigurisë: Ambasadorin e ri te BE Luigi Soreca. Trajtuam çështje të rëndësishme mbi prioritetet dhe pritshmëritë e BE e vendeve anëtare ndaj Shqipërisë në fushën e ligjzbatimit.

Ambasadori më konfirmoi gatishmërinë për mbështetje e thellim të bashkëpunimit në fushat prioritare të MB e PSH, e një mbështetje aktive me programet e asistencës financiare dhe teknike për to.

Javët në vijim do flasim për projekte dhe rezultate konkrete. Punë të mbarë z. Ambasador”,  shkruan Xhafaj. /k.k/noa.al/