Transmetuar më 25-09-2018, 19:18

Sipas një raporti të policisë greke, në gjysmën e parë të këtij viti, autoritetet helene kanë kapur gjashtë ton kanabis sativa me prejardhje kryesisht nga Shqipëria.

Raporti është publikuar ditën e sotme, dhe citohet se afërsia gjeografike me Shqipërinë, e ka shndërruar Greqinë në një pikë tranziti për ngarkesat e paligjshme me kanabis, nga toka dhe deti.

Vendet europiane dhe Turqia janë destinacionet kryesore.

Ndërkaq, në raportin e policisë greke vërehet se Greqia nuk është i vetmi kanal i kalimit të drogës, pasi trafiku realizohet edhe nëpërmjet kufijve të tjerë, tokësorë dhe detarë të vendit fqinj.

“Shqipëria është vendi kryesor i prodhimit të kanabisit në natyrë, dhe furnizuesi më i rëndësishëm i tregut europian”, thuhet në konkluzionet e raportit.

Nëse e krahasojmë me sasinë e sekuestruar një vit më parë, ajo mbetet e vogël, pasi në 2017, policia sekustroi 31 ton kanabis, pjesa më e madhe nga Shqipëria.

Nga janari në qershor të këtij viti, autoritetet greke kanë sekuestruar, 6 mijë e 67 kg kanabis, 95 kg heroinë, 76 kg kokainë dhe janë asgjësuar mijëra bimë narkotike. /k.k/noa.al/ /k.k/noa.al/