Transmetuar më 25-09-2018, 19:27

Një nënë ka denoncuar në policinë e Durrësit largimin nga shtëpia të dy vajzave të saj.

E identifikuar me inicialet M.P., 45 vjeçe, nëna e alarmuar ka kërkuar ndihmën e autoriteteve policore.

Ajo thotë se vajzat S.P., dhe E.P., 19 dhe 16 vjeçe, janë larguar nga banesa që në 16 shtator.

Por nëna e tyre e ka bërë kallëzimin vetëm një ditë më parë, ndërsa nuk dihet se përse ka pritur të kalonte më shumë se një javë për të kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tyre.

Policia informon se ka nisur puna për gjetjen e motrave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim. /k.k/noa.al/