Transmetuar më 25-09-2018, 20:03
Ervin Salianji në daljen për mediat

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka akuzoi sot kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se po shantazhon bizneset.

Ajo po ashtu përmendi edhe kunatin e liderit të PD i cili sipas saj zotëron gjashtë kompani.

Deputetja tha se në këto kompani, sigurohen fitime kolosale, por deklarohen shifra minimale te tatimet për të shmangur detyrimet.

“Lideri i opozitë doli në televizion dhe mashtroi publikun, kunati i tij, Erjon Isufi zotëron 6  kompani të mëdha reklamash. Një rrjet kompanish, që fitojnë mori të ardhurash, por në fund deklarojnë se fitojnë sa bizneset e vogla”, tha ajo.

Këtyre akuzave publike, i është përgjigjur deputeti i PD Ervin Salianji. Salianji tha se bashkëshorti i Bushkës ka përfituar miliarda lekë nga tenderat publikë.

“E vërteta është se Altin Bushka, bashkëshorti i Klotildës, ka 10 fishuar të ardhurat e kompanisë me marrjen e pushtetit nga Edi Rama. Grafiku tregon qartë se kompania Selcom, në pronësi të Altin Bushkës dhe Gentian Sulës, një tjetër klient I Edi Ramës dhe Erion Veliajt, deri në vitin 2012 ka qenë pothuajse inekzistente. Por në 4 vitet e fundit kompania ka rritur me 10 herë pasurinë e saj. Dhe kjo është vetëm pasuria e dukshme e Klotilda Ferhatit”, deklaroi Salianji.

Ai tha më tej se nëse zbatohet vettingu në politikë, Bushka largohet nga politika.

“Është pasuaria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij, si Klotidla Bushka, kundërshtojnë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta”, tha ai./a.m./noa.al/