Transmetuar më 25-09-2018, 20:26
Foto ilustruese

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë orëve të vona të pasdites në Lezhë.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre pranë shkollës “Nënë Tereza”.

Sipas raportimeve, flakët rrezikojnë shkollën dhe disa banesa aty pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht./a.m./noa.al/