Transmetuar më 25-09-2018, 21:01

Ajo është një këngëtare e re në moshë, por e talentuar, mjaft energjike dhe që mesa duket po ngjit me shpejtësi shkallët e karrierës.

Bëhet fjalë për Arinda Gjonin, e cila gjithashtu ka spikatur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë të komunikimit, për lirshmërinë dhe ekstravagancën në veshje.

Këngëtarja Arinda Gjoni ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku prezantoi këngën e saj më të re të titulluar “Mamacita”.

“Vetëm një javë më parë kam nxjerrë këngën time më të re që titullohet “Mamacita”. Videoklipi është xhiruar në Suedi. Më ka kontaktuar një Dj shumë i famshëm atje që të isha pjesë e këtij projekti. Ishte edhe një i ri kosovar atje. Për momentin nuk është në You Tube kënga sepse të huajt kanë shumë rregulla strikte. Ne u nxituam pak dhe e nxorëm para kohe dhe nuk ishin plotësuar të gjitha kontratat e të drejtave.

Për një periudhë 1 ose 2 javore do jetë sërish në You Tube.

Kënga flet për dashurinë mes të rinjve ku vajza nuk ka besim tek djali.

Por është interesante.

Refreni i këngës është në spanjisht dhe titullin menduam ta vendosim “Mamacita”, tregoi këngëtarja.

VIDEO