Transmetuar më 25-09-2018, 21:23
Antarktida

Ngrohja globale është një shqetësim i madh dhe kërcënon deri edhe ekzistencën e Tokës.

Temperaturat e larta po shkrijnë akullnajat dhe niveli i oqeaneve po rritet me shpejtësi.

Nëse temperaturat do të rriteshin mesatarisht me dy gradë më shumë dhe do të qëndronin në të tilla nivele për mijëra vite, atëherë akulli i Antarktidës do të shkrihej totalisht.

Ky është skenari që parashikohet nga disa studiues të Kolegjit “Imperial” në SHBA, botuar në revistën “Nature”.

Studimi është bazuar duke studiuar historinë gjeologjike të Antarktidës, dhe ndikimet gjatë viteve kur janë konstatuar temperatura të larta.

Nëse ky skenar do të ndodhte, fundi i Tokës mund të vinte nga rritja e nivelit të oqeaneve, që do zhduket kontinentet./a.m./noa.al/