Transmetuar më 25-09-2018, 21:28

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një student i Universitetit të Prishtinës ka ndërruar jetë, teksa ka pësuar atak kardiak pak para provimit.

Mësohet se i ndjeri është Leutrim Gjini nga Suhareka dhe se vdekjen e 23-vjeçarit e ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare, Myrvete Paçarada.

Gjithashtu mësohet se në një prononcim për mediat në Kosovë, Paçarada ka thënë se studenti 23-vjeçar kishte pësuar atak kardiak pak minuta, para se të jepte provimin e lëndës  së Gjinekologjisë.

Më poshtë keni foton e studentit, Leutrim Gjini i cili ndërroi jetë./a.k/noa.al/