Transmetuar më 25-09-2018, 23:42

Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në Rrajcë të Prrenajsit.

Banesa në pronësi të Musa Bogdanit është djegur plotësisht, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses.

Nga zjarri janë rrezikuar edhe disa banesa aty pranë.

Në banesë jetonin 6 anëtarë të një familje të cilët kanë mbetur në qiell të hapur.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit, ndërsa kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen në fjalë.