Transmetuar më 26-09-2018, 08:22

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën, duke dhënë informacion të detajuar lidhur me turistët e huaj në vendin tonë nga janari deri në muajin gusht, bazuar në të dhënat e INSTAT.

“Me këtë videoinformacion mbi rritjen e ndjeshme të vizitorëve e turistëve të huaj në vendin tonë për 8 mujorin e këtij viti, krahasuar me një vit më parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, teksa publikon dhe video.

Në pamje thuhet se pati +27% më shumë vizitorë të huaj në raport me gushtin e vitit të kaluar.

Gjithashtu pati +16.8% më shumë vizitorë të huaj krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar.

Po ashtu thuhet se u shënua edhe rritja më e lartë e vizitorëve nga Gjermania me +82.5%. /a.y/noa.al