Transmetuar më 28-09-2018, 10:38
Foto ilustruese, një ndeshje mes Tiranës dhe Partizanit

Pas një viti mungesë, rikthehet derbi më i zjarrtë në Shqipëri, ai mes Tiranës dhe Partizanit. Sonte në mbrëmje në "Selman Strëmasi" luhet ndeshja mes ekipeve të kryeqytetit, me Tiranën që rikthehet në Superligë pas një viti mungesë. Edhe pse Partizani duket favorit në letër, historia ka treguar që kjo ndeshje nuk mund të parashikohet lehtë. Edhe për trajnerët Ze Maria dhe Gega ndeshja është e veçantë pasi janë për herë të parë në pankinë në një derbi të tillë. Ndeshja starton në orën 19:45 dhe pritet spektakël në shkallët e stadiumit që pritet të ketë interes të lartë. Për ndeshjen e sotme ekziston edhe frika për tensione mes tifozerive. Klubi i Tiranës që është ekipi pritës, ka marrë masa për stjuartë të shumtë. Sa i takon rreshtimit të skuadrave, Tirana do të luajë me formacionin që barazoi në Korçë ndaj Skënderbeut. Edhe Partizani nuk ndryshon nga sfidat e kaluara ndërkohë në dyshim është sulmuesi Hebaj./a.m./noa.al/