Transmetuar më 29-09-2018, 18:44

Skuadra e Barcelona është frenuar sërish në kampionat pas humbjes së javës së kaluar.

Katalanasit kanë marrë një brazim kundër Atletico Bilbaos, me rezultatin 1-1, në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme për "La Liga-n" spanjolle.

Fillimisht në avantazh ka kaluar skuadra e Atletico Bilbao, duke shënuar gol në minutën e 41′ të takimit, pas një goli të De Marcos.

Barcelona edhe pse ka sulmuar fort ka qenë e pafat.

Për të barazuar rezultatin ka menduar argjentinasi Lionel Messi i hedhur në fushë pjesën e dytë të takimit.

Kur po luhej minuta e 84′, Lionel Messi ka dhënë një asist për Haddadin, ku ky i fundit ka devijuar topin për në rrjetë.

Pas këtij barazimi, Barcelona mban vendin e parë me 14 pikë ku ndiqet nga Real Madridi me 13 pikë, që do të luajë sonte në derbin përballë Atletico Madrid./a.k/noa.al/