Transmetuar më 30-09-2018, 14:16

Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me referendumin që po mbahet në Maqedoni, ku 2 milionë qytetarë me të drejtë vote do të shprehen për emrin e ri të Maqedonisë.

Meta thotë se sot, qytetarët e Maqedonisë janë thirrur të vendosin për të ardhmen e tyre.

Sipas tij, pjesëmarrja sa më e madhe e tyre në referendum është vendimi i duhur, i mençur dhe i përgjegjshëm në këtë ditë historike për ta.

“Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot sërish mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO, por sidomos duke marrë pjesë masivisht në këtë votim historik për të ardhmen e Maqedonisë”, shkruan Meta në mesazhin e tij.

Qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre në aprovim ose në kundërshtim të ndryshimit të emrit.

Referendumi ka si pyetje: A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë? /a.y/noa.al