Transmetuar më 30-09-2018, 14:31
Edi Rama, foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama fton shqiptarët e Maqedonisë, që të marrin pjesë në referendumin e sotëm.

“Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake. Sot në Maqedoni votohet për fëmijët dhe kush nuk voton rrezikon të ardhmen e tyre”, shkruan Rama.

Sot 2 milionë qytetarë me të drejtë vote janë ftuar që të shprehen me votë për emrin e ri të Maqedonisë.

Qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre në aprovim ose në kundërshtim të ndryshimit të emrit.

Referendumi ka si pyetje: A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë. /a.y/noa.al