Transmetuar më 01-10-2018, 22:02

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbardhur vendimet disiplinore për incidentet e ndodhura gjatë fundjavës që lamë pas në futbollin shqiptar.

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani ka qënë në shenjestrën e këtij komisioni, i cili ka gjobitur me masën 100 mijë lek dy skuadrat respektive për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozëve.

Vendimet e plota:

1.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000(njëqindmijë) lek.

2.FK “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000(njëqindmijë) lek.

3.KF “Kamza”, paralajmërohet se në rast përsëritje të dështimit të përmbushjes se detyrimeve në organizimin e ndeshjes, do të jetë subjekt i penaliteteve të Kodit të Disiplinës.

4.KF “Erzeni”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje të gabuar të spektatoreve, do të jetë subjekt i penaliteteve të Kodit të Disiplinës.

5.Zyrtari i KF “Burreli” Demir Cupi, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

6.Zyrtari i KF “Burreli” Stavri Nica, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

7.Zyrtari i KF “Burreli” Denis Nica, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

8.Zyrtari i KF “Burreli”,Adhorim Lala, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

9.Lojtari i KF “Shënkolli”, Emirjon Mirdita, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Lojtari i KF “Pogradeci”, Armir Pura, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11.Lojtari i KF “Pogradeci”, Luarts Lame, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12.Zyrtari i KF “Apollonia”, Sokol Argjendari, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshjes.

13.Lojtari i KF “Bylis”, Alfred Zefi, për provokim të publikut dhe ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 53/1 dhe 49/1/a) të KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.