Transmetuar më 02-10-2018, 10:33

Ndërkohë që politika dhe aktualiteti zien për rastin e Xhisiela Malokut, e cila denoncoi për dhunë ish-të dashurin e saj Rexhep Rraja, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, Kryeministri Edi Rama e ka mendjen tjetër kund.

Pikërisht pak pasi Gjykata e Kruijës vendosi që 24-vjeçari të lihet në burg, kreu i qeverisë e ka rikthyer vëmendjen nga ekonomia.

“Ekonomia shqiptare mirë a keq? Rritet a bie? Ka s’ka perspektivë? Sot përgjigjen s’e jap unë, as opozita, as komentatorët e banaqeve a të fejsbukut, as raportet ndërkombëtare, po tregjet botërore të kapitaleve! Le të presim disa orë për të parë si e shohin tregjet ekonominë tonë”, shkruan Rama.

Ky reagim i tij vjen pasi Shqipëria shpalli zyrtarisht kërkesën në tregjet ndërkombëtare për të marrë 500 milionë euro borxh përmes emetimit të një eurobondi.

Kjo pasi hqipëria do të kërkojë ditën e sotme zyrtarisht në tregjet ndërkombëtare transaksionin për marrjen e 500 milionë eurove bond.

Po ashtu në varësi të tregjeve ndërkombëtare, Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të vendosë nëse do të kërkojë afat 5 apo 7-vjeçar për eurobondin.

Mësohet se borxhi në tregjet ndërkombëtare kërkohet së pari për të plotësuar nevojat e buxhetit për financim, si dhe për të ulur koston e borxhit ekzistues. /a.y/noa.al