Transmetuar më 02-10-2018, 14:30

Tiranë, NOA.al- Vijon prezenca e vranësirave të shpeshta me kthjellime të shkurtra gjatë paradites në të gjithë vendin.

Pas mesditës pritet shtim i vranësirave në territor ndërsa shira të dobët priten në zona të izoluara të Jugut dhe Qendrës së territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ruajnë vlera thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 6-28°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në Veriperëndim, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor.

Për shkak të erës do të gjenerohet në det një dallgëzim 2-3 ballë. /a.y/noa.al