Transmetuar më 03-10-2018, 14:05

Tiranë, NOA.al- Vijon paraditja me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Veri dhe zonat Qendrore.

Por vranësira të shpeshta dhe shira të izoluar do të ketë në Jug dhe zonat Lindore.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore ndërsa vranësirat në zonat malore duke rrezikuar shira të dobët dhe të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur në ekstremumet termike nga 6 në 28°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë gjatë paradites, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det vijon dallgëzim deri 3 ballë. /a.y/noa.al