Transmetuar më 04-10-2018, 08:23

Nuk ka paqe për ishullin indonezian të Sulawesi. Pas tërmetit të fuqishëm dhe tsunamit të javës së kaluar, e gjithë zona është përfshirë nga paniku.

Gjithçka për shkak të aktivizimit të beftë të vullkanit Soputan, i cili nisi aktivitetin fuqishëm gjatë kësaj të mërkure.

Nga erozioni i vullkanit është shkaktuar një shtëllungë tymi rreth 6 mijë metra e lartë si dhe hi.

Autoritetet këshilluan popullsinë e zonës që të shmangin afrimin deri në 6.5 kilometra larg vullkanit.

Ky vullkan vjen pos tërmetit dhe tsunamit që shkaktoi mbi 1300 viktima. /a.y/noa.al