Transmetuar më 04-10-2018, 09:43

Nëse do të jepej një “patentë” për tu bërë prind, ai me siguri nuk do e merrte kurrë.

29-vjeçari amerikan nga Texas, Johnnie Lee Carter, duke mos arritur të kontrollojë veten, përfundoi në burg.

Viktimë e çmendurisë së tij, të ndodhur më 16 shtator, ishte e bija 14 muajshe, faji i vetëm i së cilës ishte se qante shumë. I lodhur nga të qarat, duke mos ditur si ta qetësonte, ai nisi ta tundte dhe ta godiste me grushea dhe shpulla në kokë dhe kraharor.

Më pas si të mos mjaftonte, vendosi që ti mbyllte gojën, duke ia zënë me ngjitës shirit.

Por duke parë që e bija kishte vështirësi në të marrë frymë, kuptoi se çfarë kishte bërë dhe se ishte gati duke e vrarë. Kështu i shqetësuar për të voglën dhe nga frika se mos përballej me inatin e së shoqes, u largua nga dhoma në Odessa të Texas, ku ndodhej me familjen.

Pasi gruaja u kthye tek fëmijët pasi kishte dalë për pazar, u përball me një skenë të rëndë, ku vajza ndodhej në gjendje të rëndë me mbetje ngjitësi në gojë, ndërsa djali i fundosur mes jastëkëve dhe batanijeve, shkruan noa.al.

Johnnie Lee Carter u arrestua këtë të hënë dhe u dërgua në burg. /a.y/noa.al