Transmetuar më 04-10-2018, 10:57
Kryeministri Edi Rama, foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama i rikthehet sërish çështjes së ekonomisë, duke u ndalur në rritjen e punësimit.

Ai thotë se Banka Botërore në njoftimin e saj mbi raportin e ekonomisë për rajonin, vendos theksin mbi rritjen e punësimit në Shqipëri falë rritjes ekonomike.

“Kjo ngre pyetjen për të gjithë helmnxjerrësit realë e digjitalë: Të jetë edhe Banka Botërore jashtë realitetit vallë?”, shkruan Rama.

Duke publikuar një dokument ai thotë se rritja ekonomike në Shqipëri pritet të jetë 4% për këtë vit.

Po ashtu thuhet se kjo rritje do të sjellë më shumë vende pune sipas raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor. /a.y/noa.al