Transmetuar më 04-10-2018, 13:15

Gazeta serbe “Kurir” shkruan në një kryeartikull të saj “Seks-skandal në Prishtinë”.

Në të thuhet se gruaja e Presidentit Hashim Thaçi ka lidhje intime me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Për shkak të Lumnijes, gazeta serbe shkruan se mes dy politikanëve raportet nuk janë më si dikur.

Duke cituar oficerin e zbulimit, Bozidar Spasiç i cili përmend shërbimet turke të sigurimit thuhet se, Lumnije Thaçi dhe Kadri Veseli kanë lidhje dashurie.

Pretendohet se Lumnija është parë duke udhëtuar disa herë me Veselin.

Megjithatë ky është vetëm një shkrim i një medie serbe dhe vërtetësia e tij nuk dihet ende. /a.y/noa.al