Transmetuar më 04-10-2018, 19:47

Astronomët mund të kenë gjetur hënën e parë jashtë sistemit tonë diellor, një gjigant në madhësinë e Neptunit.

Shumë planete ekzistojnë përtej sistemit tonë diellor, por është hera e parë që flasim për zbulimin e një hëne.

Dy studiues të Universitetit të Kolumbias paraqitën dëshminë e tyre për gjetjen e hënës të mërkurën.

Hëna raportohet të jetë më e madhe se Toka, në madhësinë e Neptunit ose Uranit, dhe orbiton një planet 8,000 vite dritë të quajtur Kepler-1625b.

Planeti që orbiton është po aq i madh sa Jupiteri.

Studiuesit Alex Teaçhey dhe David Kipping vlerësuan 284 planete jashtë sistemit tonë diellor që janë zbuluar tashmë nga Teleskopi Hapësinor Kepler i NASA-s.

"Ky është rasti i parë që po flasim për zbulimin e një hënë jashtë sistemit tonë diellor", tha Kipping. /k.k/noa.al/