Transmetuar më 05-10-2018, 22:51

Klubet e natës dhe festat e çmendura në shtëpi nuk janë të bukura për të gjithë. Përvec muzikës, ato shoqërohen me pije alkoolike, lëndë narkotike si dhe marrëdhënie seksuale.

Një vajzë 17 vjeçe ka gënjyer familjen e saj për të shkuar në një festë të tillë dhe ka përfunduar duke kryer marrëdhënie me katër meshkuj të ndryshëm.

Në fund të ditës kuptoi se ka mbetur shtatzënë dhe nuk ka një zgjidhje për këtë. Shqetësimin e saj e ka shprehur në një letër për eksperten Deidre, ku shkruan:

"Piva shumë alkool dhe kreva marrëdhënie seksuale me katër meshkuj të ndryshëm. Ishte cmenduri dhe qejf në të njëjtën kohë por tani jam shtatzënë dhe më ka zënë paniku.

Jam vetëm 17 vjece dhe kam nisur kolegjin. Kjo verë ka qenë shumë e mërzitshme për mua pasi nuk kishte asgjë të bukur në qytet.

Shoqja ime më tha se kishte takuar një djalë seksi në një klub nate dhe ai na kishte ftuar të dyjave në një festë të madhe pak më larg. I thashë mamasë që do kaloj natën tek shoqja dhe të dyja hipëm në autobus.

Ishte një shtëpi e madhe dhe nuk ishte asnjë tjetër i moshës tonë. Të gjithë dukeshin në të 20-at. U ndjeva nervoze dhe piva disa pije për tu relaksuar.

Një djalë seksi më qeshi. Muzika ishte e lartë dhe ai bërtiti që ta dëgjoja: "Hajde shkojmë diku ku mund të dëgjojmë veten".

U ngjitëm sipër dhe më tha se dukesha shumë seksi. Folëm pak, u puthëm, konsumuam pak marijuanë që më bëri të ndihem komike.

Më pas më shtriu me delikatesë në krevat dhe kryem marrëdhënie seksuale. Fjetëm pak dhe më pas më zgjoi me zhurmën që po bënte kur po dilte nga dhoma. Ai nuk u kthye më, por një djalë tjetër hyri për të më pyetur nëse jam mirë.

Ne folëm pak. Ndihesha më e sigurt në dhomat sipër sesa poshtë ku ishte rrëmujë dhe zhurmë.

Ky djalë dukej shumë i mirë dhe donte të kryente seks me mua. Mu duk eksituese dhe joreale, sikur ishte një film ku shihja veten.

Më pas erdhën dy djem të tjerë që dukeshin sikur ishin miqtë e tij. Pjesa tjetër ishte e turbullt, por e di që bëra seks edhe me ata.

Shoqja ime më zgjoi rreth orës 4 të mëngjesit duke më pyetur se cfarë kishte ndodhur. Hipa në autobus në mëngjes për tu kthyer në shtëpi dhe kisha një ndjenjë të cuditshme.

Tani zbulova se jam shtatzënë dhe më bën të ndihem e lumtur, por edhe e frikësuar në të njëjtën kohë. E di që do jem një nënë e përkryer por nuk di cili nga ata djem është babai.

Mbi të gjitha, nuk di si ti gjej. Nuk mendoj se mund ta gjej shtëpinë sërish."

Deidre: Jam tepër e shqetësuar për ty. Paska qenë një natë tepër e frikshme. Ata djem nuk duhet të kishin kryer marrëdhënie me ty.

Po ta marrësh këtë cështje ligjërisht, ata të kanë përdhunuar. Por shtatzënia është problemi më urgjent tani. Ti je vetëm 17 vjeçe, je ende në kolegj dhe jeton me nënën tënde. Si mendon se mund të rrisësh një fëmijë? E ke menduar se si do ta ndryshonte jetën?

Mos bëj asnjë veprim pa u menduar mirë. Do të dërgoj një letër që shpjegon cdo gjë për shtatzënitë e papritura.