Transmetuar më 06-10-2018, 07:58

Boksieri Florian Marku ka arritur një fitore spektakolare mbrëmjen e kësaj të premteje.

Ai është përballur në Ferizaj të Kosovës, me boksierin rumun Ioan Vranceanu.

Por Marku ka ngritur peshë zemrat e tifozëve kuqezi, pasi e ka rrëzuar në tapet kundërshtarin, qysh në raundin e dytë.

Kështu ai regjistroi një fitore të merituar në “MMA” (Mixed Martial Arts), duke aspiruar për më shumë.

Marku falënderoi të gjithë pas ndeshjes, për mbështetjen e dhënë.

Sakaq ai përsëriti ambiciet e tij për të garuar në majën më të lartë të këtij sporti, UFC. /a.y/noa.al