Transmetuar më 08-10-2018, 15:57

Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë. Sipas tij këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje.

Dashi

Dashuria: Mërkuri favorizon dashuri të reja, veçanërisht për të lindurit e kësaj shenje të cilët kanë mbyllur kohët e fundit një marrëdhënie. Ajo që duhet të bëni është të qartësoni zemrën tuaj, veçanërisht nëse jeni të pavendosur midis dy dashurive … Çiftet do të jetojnë një javë të mbushur me ulje dhe ngritje. Yjet garantojnë që, pavarësisht nga disa paqartësi të vogla mbi të gjitha nga situata ekonomike, zjarri i pasionit do të kthehet aq i gjallë te ju sa ka qenë edhe  më parë.

Puna: Mbështetja e Mërkurit, do të hapë skenare profesionale interesante. Për të fituar besimin në vetvete dhe për të marrë hapa të mëtejshme ajo që duhet të bëni është përqëndrimi. Provojeni…

Demi

Dashuria: Yjet shpallin një javë të mbushur me kthesa në sferën e ndjenjave dhe emocioneve. Me lehtësi të madhe, do të hyni në mjedise të reja, do të kultivoni miqësi të reja, do të thelloni lidhjet edhe më tej. Pakënaqësia emocionale që karakterizoi një lidhje në fillim, do të marrë rrugën e dëshirës dhe pasionit, duke garantuar një kuptim të veçantë magjik. Pavarësisht nga kjo, çiftet e testuara mirë nuk do të përjashtohen nga xhelozitë delikate që do të krijojnë çarje të thella. Mërkuri frymëzon një jetë shoqërore dinamike dhe vazhdimisht në lëvizje … takimet e lindura nga rastësitë do të krijojnë themelet për krijimin e disa aventurave.

Puna: Yjet shpallin ndryshime të mëdha, një fazë e karakterizuar nga projekte madhështore. Mosbesimi i një bashkëpunëtori do të rrezikojë t’ju mbajë në evoluimin e një investimi. Në zyrë, do të vlerësoheni për energjinë tuaj që do të jetë e madhe. Mes idealizmit dhe krijimtarisë, do të shkruani një kapitull të ri të jetës suaj.

Binjakët

Dashuria: Venusi, me ndikimin e tij magjik, do të lindi dëshirën për dashuri të përhershme. Shumë binjak, në këtë periudhë, do të ndjejnë nevojën për një histori të qëndrueshme dashurie. Neptuni, megjithatë, mund t’ju bëjë, në disa ditë, shumë melankolik dhe të orientuar në të kaluarën. Mërkuri hap rrugën për hapa të rëndësishëm, si bashkëjetesa dhe martesa. Mos e komplikoni jetën. Menaxhoni çështjet që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe punën pa ankth shumë, duke u kujdesur që të mos e mohoni partnerin/en me pretendimet tuaja.

Puna: Përkundër tranziteve të pakëndshme, do të jeni në gjendje të sillni rezultate të shkëlqyera në shtëpi. Në zyrë do t’ju lavdërojnë si një shembull i besueshmërisë dhe saktësisë. Java është ideale për negociata.

Gaforrja

Dashuria: Yjet kanë parashikuar një javë të qetë për ata që janë në një lidhje ose të martuar, pa grindje. Megithatë, kushtojini vëmendje asaj që ju thoni dhe atë që ju thuhet: ekziston rreziku i rrëshqitjes në një rrugë pa krye. Ndërsa nga ana tjetër, edhe beqarët do të kenë shumë fat. Një takim i këndshëm do të ketë të gjitha kushtet për lindjen e një historie dashurie romantike.

Puna: Sa më shumë që do të mbeteni të heshtur përballë nevojave tuaja, aq më shumë rrezikoni të turbulloheni. Periudhë e mirë për fillimin e bizneseve të reja ose investimeve.

Luani

Dashuria: mes momenteve të tensionit dhe lodhjes, të gjithë dëshirën për t’u çlodhur do e gjeni te dashuria me juaj dhedo  të kaloni momente të këndshme së bashku. Beqarët mund të përfitojnë nga ngjarjet shoqërore, ceremonitë, për të kapur “pre” të re. Ju do të keni takime të jashtëzakonshme dhe do të fluturoni mbi defektet dhe pikëpamjet e ndryshme me aftësi të mëdha, duke pranuar vetëm pasionin e ngrohtë që njohjet e rejado t’ju ofrojnë. Yjet, parashikojnë se simpatitë e reja do të kthehen në diçka më shumë.

Puna: Saturni dhe Plutoni do t’ju bëjnë mjaft të fortë, të aftë t’i rezistoni pasojave me fund të hidhur. Jupiteri do të sjellë probleme të vogla ekonomike që do të menaxhohen me pak përkushtim!

Virgjëresha

Dashuria: Mërkuri ju shikon me sy të mirë dhe ju inkurajon që të jeni më pak të ngathët në dialog dhe të komunikoni në mënyrë të qartë qëllimet tuaja. Marsi dhe Venusi ju bëjnë të ndiheni në harmoni me të gjithë botën dhe ju do të dëshironi të ndani lumturinë tuaj të sapolindur me ata që janë pranë jush. Është koha e duhur për të planifikuar një hap të rëndësishëm: rinovimi në shtëpi, blerja e vonuar, martesa, foshnja …

Puna: Armiqtë tuaj, në këtë periudhë, do të jenë, çuditërisht, padurimi dhe impulsiviteti që do t’ju udhëheqin për të marrë vendime të nxituara, në dritën e mungesës së qartësisë. Në vendin e punës, mos dyshoni, pa hetuar fillimisht, besnikërinë e një kolegu. Horoskopi zbulon se do të jeni në harmoni me shifrat e reja të referencës në zyrë … promovime në horizont!

Peshorja

Dashuria: Yjet parashikojnë momente të qeta në marrëdhënien tuaj në çift. Me partnerin/en tuaj do të jetoni në harmoni. Ju e plotësoni njëri-tjetrin dhe në këto ditë, do të merrni përsipër për të hedhur disa hapa të reja! Një periudhë shumë e mirë parashikohet edhe për ata që duan të planifikojnë bashkëjetesë ose martesë. Beqarët do jenë në kërkim të aventurave të reja dhe do të mbeten mjaft të kënaqur! Argëtim, miqësi dhe shumë dashuri … çfarë doni më shumë?

Puna: Shkathtësia juaj do t’ju mbajë në krye të listës në zyrë, në negociata, apo çdo lloj iniciative tjetër. Marsi, megjithatë, në disa ditë, do të vendosë një tendosje në "rezistencën" tuaj. Urani është me ty. Mos kini frikë të përballeni me biseda ose të propozoni ndryshime të vlefshme. Horoskopi shpall një periudhë të karakterizuar nga vendosmëria dhe ambicia e fortë.

Akrepi

Dashuria: Venusi, siç parashikojnë yjet ju bëjnë të ndjeheni mjaft kurioz dhe kjo do ju shtyjë drejt aventurave të reja. Miku i Mërkurit ju bën të gjeni shokë të vjetër me të cilët do të ktheheni për të qeshur dhe të argëtoheni dhe pse jo … madje mund të shkëmbeni disa puthje! Planeti i dashurisë favorizon dashurinë e papritur, të lindur mbi të gjitha rastësisht. Çdokush që është tashmë i lidhur romantikisht mund të përplaset me partnerin/en për shkak të presionit të jashtëm. Yjet ndihmojnë për të ndërmarrë më shumë marrëdhënie konstruktive. E kaluara juaj mund të ndikojë negativisht në një njohje të re. Por situata mund dhe duhet të ndryshojë: duhet rindërtim i themeleve të bilancit tuaj të brendshëm!

Puna: Marsi kërkon shumë durim dhe këmbëngulje për të kryer angazhimet e bëra në një mënyrë të shkëlqyer dhe për të përfunduar një biznes të rëndësishëm. Në punë nëse luani një rol udhëheqës, bëni të punësuarit dhe bashkëpunëtorët përgjegjës.

Shigjetari

Dashuria: Venusi ndihmon në organizimin e çfarëdo diskutimi si në familje ashtu edhe në marrëdhënien në çift. Mërkuri, nga ana tjetër, ndihmon në rivendosjen e një klime të qetë në shtëpi. Me partnerin/en, pasioni në marrëdhënien tuaj nuk do të mungojë! Kush është vetëm dhe kërkon një njohje të re, mund të mbështetet në mbështetjen e lëvizjeve astralë për të bërë miq të rinj dhe për të takuar njerëz të rinj dhe intrigues. Angazhime të reja në horizont!

Puna: Ndiqni intuitën tuaj, veçanërisht nëse keni një intervistë ose një provim. Vazhdoni të besoni në aftësitë tuaja, edhe nëse ka ende sfida të panumërta përpara jush. Ankthin dhe stresin, në kohë të caktuara, mund ta merrni përsipër. Propozoni veten në role ose detyra që çojnë në lëvizje, në udhëtime. Ju nuk do të zhgenjeheni!

Bricjapi

Dashuria: Ata që kanë dalë nga një marrëdhënie e stuhishme do të ndjejnë nevojën për t’u argëtuar. Prandaj, dritën e gjelbër do e shohin në kafe, në kompani apo darka me miqtë dhe kolegët e punës. Tërheqjet e papritura do të lindin gati për të garantuar emocione dhe ndjesi të reja. Beqarët, të mbështetur nga Venusi, do të kenë sukses në marrjen e vëmendjes nga një person shumë atraktiv. Është koha për të hedhur pas krahëve të shkuarën.

Puna: Planetet janë në anën tuaj. Asnjë prej tyre nuk paraqet një "rrezik" serioz për karrierën tuaj. Kini kujdes të mos shpërndani energjinë tuaj në aktivitete me përfitim të ulët. Mërkuri është bartës i shumë takimeve që do të jenë interesante për zhvillimin e projekteve të reja. Merrni informacione dhe sugjerime nga një ekspert.

Ujori

Dashuria: Ndoshta ka diçka që ju bën të ndjeheni të shqetësuar … ju rrotullohen shumë mendime ndaj një vendimi që duhet marrë dhe që ka të bëjë me "zemrën". Nëse ju jeni të pavendosur, kjo është koha për të bërë zgjedhje vendimtare. Nk duhet t’i kushtoni vëmendje atyre njerëzve që ndikojnë keq tek ju. Yjet parashikojnë një fazë shumë aktive për çiftet e rinj! Venusi bën qasje romantike … është një kohë e mirë për të gjetur një shpirtin binjak.

Puna: Urani krijon disa pengesa në sektorin profesional, veçanërisht nëse jeni duke u përpjekur në detyra të reja. Megjithatë, këto pengesa nuk janë aspak të pakapërcyeshme dhe shumë prej tyre do të zgjidhen në sajë të iniciativës tuaj të madhe.

Peshqit

Dashuria: Marrëdhënia me partnerin/en nuk është më harmonike siç ishte. Reflektoni në "të metat" e tij/saj, por edhe në "gabimet" tuaja. Yjet ju nxisin të rrimerrni në kontroll dialogun që, në kohët e fundit, është pakësuar. Rivendosni qetësinë tuaj duke gdhendur hapësirat që ju meritoni. Beqarët, të mbështetur nga Venusi, do të kenë mundësainë për njohje të reja. Për çdo pikëpyeje, Mërkuri ju nxit të komunikoni me familjen tuaj ose me mikun/en e zemrës tuaj dhe kjo do ju bëjë të ndiheni më mirë!

Puna: Vazhdoni dëshirën për të synuar më lartë, për të arritur qëllimet gjithnjë e më shumë në përputhje me pritjet dhe dëshirat. Yjet garantojnë suksese dhe përparime. Në punë, përqëndrohuni në bashkëpunimin e mirë me kolegët. Mos u tregoni shumë impulsiv në përgjigjet./b.l/noa.al/