Transmetuar më 08-10-2018, 17:09

Jo më kot, vendosja e rripit të sigurimit në makinë është shpesh shpëtimtari i jetës së njerëzve.

Një rast që vërtetohet një gjë e tillë është regjistruar në Arizona, ku tre makina u bënë copë-copë, por njerëzit që ndodheshin brenda tyre shpëtuan falë rripave të sigurimit.

Të dielën në mbrëmje, zjarrfikësit u përgjigjën raporteve të një aksidenti me tre automjete në Williamson Valley Road pranë hyrjes në Shkollën e Mesme të Granitit.

Personeli i emergjencës ishte i tronditur nga ajo që panë pasi arritën në vendin e ngjarjes.

Fotografitë e postuara në faqen e Facebook të policisë tregojnë makinën e bardhë që qëndron sipër një makine të kuqe.

Automjetet janë dëmtuar, por njerëzit nuk kanë pësuar lëndime për shkak të rripit të sigurimit.

Ndaj, apeli shkon për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që të mos e neglizhojnë rripin e sigurimit. /k.k/noa.al/