Transmetuar më 08-10-2018, 17:28

Këto imazhe po bëjnë xhiro në internet, edhe pse me përmbajtje të rëndë.

Një burrë në Kaliforni humbi gruan dhe foshnjën e vogël në një aksident tragjik.

Ai ka publikuar foton e gruas së tij në arkivol dhe vajzës së pa lindur ende, pasi gruaja ishte 8 muajshe shtatzënë, duke bërë thirrje për ndëshkim më të rreptë të atyre që konsumojnë alkool gjatë drejtimit të automjetit.

Gruaja me foshnjën e saj u godit për vdekje nga një kampion boksi në Kaliforni, i cili besohet të ishte i dehur në momentin e ngjarjes.

Burri, me emrin Zach Kincaid, i bëri publike këto foto të rënda gjatë ceremonisë mortore, në 26 shtator.

"Një shofer i dehur ecte me shpejtësi 136 km/h në një autostradë me dy korsi. Ai hyri në korsinë e gabuar dhe shkatërroi familjen time", shkroi ai mbi imazhet e publikuara në rrjetet sociale. /k.k/noa.al/