Transmetuar më 08-10-2018, 17:41

Kur pa për herë të parë atë shkëmb të veçantë mendoi se ishte i bukur për ta mbajtur në shtëpi si një zbukurim, kështtu  që për më shumë se tridhjetë vjet e ka përdorur si një dekor të thjeshtë në shtëpi pa e ditur se në realitet ai gur kishte një vlerë prej rreth 100 mijë dollarësh.

Ky është zbulimi i pabesueshëm i një amerikani nga shteti i Miçiganit, i cili tani është gati ta shesë gurin në këmbim të këtij fitimi të papritur.

Njeriu, i cili dëshiron të mbetet anonim, tregon se e ka gjetur gurin në një fermë të blerë në Edmore në vitin 1988, rreth 30 kilometra në jugperëndim të malit Pleasant. Duke shëtitur rreth pronës, ai zbuloi gurin e çuditshëm që fshatarët thoshin se ishte një meteor i vjetër që kishte qenë atje që nga vitet ’30, kështu që vendosi ta merrte atë.

Ai e mbajti atë për tre dekada derisa pa në TV një program që fliste për njerëzit që gjetën dhe shisnin pjesë të meteorëve. Në këtë pikë ai vendosi të analizojë atë për të parë nëse ajo mund të jetë diçka me vlerë.

"Është mostra më e çmuar që kam pasur ndonjëherë në jetën time, shkencërisht dhe ekonomikisht," tha eksperti i Universitetit të Michiganit, i cili analizoi shkëmbin. Testet kanë vërtetuar se është një meteorit i përbërë nga 88.5% hekuri dhe 11.5% nikel.

Nëse shitja është e suksesshme, burri ka rënë dakord të japë 10% të të ardhurave në universitet për studimin e shkencave të tokës dhe atmosferës./b.l/noa.al/