Transmetuar më 09-10-2018, 17:09

Me një vendim surprizë, ka dhënë dorëheqjen nga detyra ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley.

Mediat amerikane shkruajnë se, edhe pse ky vendim është pranuar nga Presidenti Trump, për të dhe administratën e tij kjo lëvizje ka qenë surprizë.

Shtëpia e Bardhë ndërkohë nuk e konfirmoi lajmin, por tha se zoti Trump po takonte znj. Haley në Zyrën Ovale, të martën në mëngjes.

Ndërkohë, CNN shkruan se shpesh ambasadorja ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e administratës në Washington.

Znj. Haley u konfirmua si e dërguara e  SHBA në OKB në janar 2017. /k.k/noa.al/