Transmetuar më 09-10-2018, 17:49

Nuk ka paqe për Jose Mourinhon. Pas fitores me përmbysje të Manchester United ndaj Newcastle, me rezultatit që nga 0-2 shkoi në 3-2 në minutat shtesë, ndaj portugezit Jose Mourinhon ka nisur një hetim nga Federata e Futbollit për frazat fyese të trajnerit në përfundimit të takimit të “Old Trafford”.

Lëvizja e buzëve të Mourihnos, e transmetuar nga televizionet në të gjithë botën, në momentin kur po dilte nga fusha, e kanë detyruar institucionin më të lartë të futbollit në Angli ta çojë çështjen për shqyrtim në komisionet përkatëse.

Portugezi rrezikon nga gjobë në disa ndeshje pezullim. Premier League do të kthehet më 20 tetor, pas pauzës së shkurtër për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare./b.l/noa.al/