Transmetuar më 09-10-2018, 19:16

Këta njerëz janë vërtetë me fat pasi mund ta kishin pësuar mjaft keq në këtë ngjarje.

Siç shikoni edhe nga pamjet në fund të lajmit, disa njerëz ishin duke ecur në trotuar.

Në një moment, një makinë vjen me shpejtësi drejt tyre dhe i merr të gjithë përpara.

Pamjet e frikshme janë filmuar në qytetin Los Anxheles në Kaliforni, ku për fat të mirë ky aksident nuk pati persona të lënduar rëndë.

Siç shihet, makina ka ardhur me shpejtësi afër një grupi njerëzish në trotuar dhe i ka marrë para, por më pas ka ndaluar kur është përplasur në një shtyllë elektrike.

Policia ka arrestuar shoferin, i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit. /k.k/noa.al/