Transmetuar më 09-10-2018, 20:34

Një modele 22-vjeçare u qëllua për vdekje me tre plumba nga një person i panjohur që e ndoqi atë me motoçikletë, ndërsa vajza ecte me makinë.

Krimi ndodhi në mes të ditës në qendër të kryeqytetit irakian, Bagdad. E reja, Tara Fares u vra pasi bënte një jetë luksoze.

Kamerat e sigurisë kapën momentin fatal të vrasjes së saj brenda një makine tip Porsche në një rrugë të ngushtë banimi në lagjen Camp Sarah më 27 shtator.

I armatosur ai largua me një bashkëpunëtor.

Një deklaratë të lëshuar më 7 tetor nga Ministria e Brendshme, e cila po heton vdekjen e Fares, tha se ajo u vra nga një grup ekstremist kriminal.

Ministria nuk tha nëse janë arrestuar personat e armatosur.