Transmetuar më 09-10-2018, 20:56

Nga Mentor Kikia

Një grua hodhi qesen me plehra nga makina në rrugë, në një provincë të Padovas.

Por kryetari i bashkisë Cesare Mason do ia kthente përsëri në shtëpi.

Ky i fundit falë ndihmës së kamerave në rrugë gjeti shtëpinë e saj dhe ia riktheu përsëri.

“Një grua e mirë bjonde, humbi një qese të verdhë, unë e gjeta dhe i them të mos shqetësohet se në sajë të sistemit të kontrollit të territorit, para mesditës ne do ta kthejmë atë në shtëpi “, shkroi ai.

“Mirëmëngjes, zonjë unë jam kryetari i Piombino Dese, kam ardhur të të kthej qesen e plehrave se ndoshta mbrëmë e ke harruar përgjatë rrugës Castellana 245".

Ndërkohë gruaja reagoi menjëherë duker refuzuar se e kishte ajo qesen.

Kryetari iu përgjigj se kjo është vërtetuar nga kamerat, ndërsa e përshëndeti në fund me ironi.

“Më vonë do ju vijë edhe një gjobë, në të njëjtën adresë”.

Ja kjo është ajo që duhet.

Gjoba, gjoba zotërinj! Nëse ti nuk skuqesh nga turpi kur hedh plehrat në rrugë, skuqesh kur të të vijë gjoba.

Por kjo nuk ndodh këtu.

Ja pse ne kërkojmë të ndryshohet ligji.

Sepse bashkitë tonë nuk vënë dot gjoba, ose më saktë mund ti vënë, por nuk i vjelin dot.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al