Transmetuar më 10-10-2018, 09:51

Një baba i akuzuar padrejtësisht për vrasjen e djalit të tij, gjeti vdekjen tre ditë pas dënimit të autorit të vërtetë të krimit.

Scott Pritchard, 19 vjeç, u sulmua egërsisht me një shkop bejsbolli nga Karen Tunmore, jashtë shtëpisë së tij, në janar të vitit 2004, ku gjeti vdekjen në spital si pasojë e plagëve të marra.

Babai i tij Robert Stacey, u akuzua për vrasjen e të birit dhe për disa javë qëndroi në burg, por u la i lirë për mungesë provash.

Sakaq Tunmore, 36 vjeç, u dorëzua në polici korrikun e kaluar, 14 vite pas krimit, dhe në 1 tetor u dënua me burgim të përjetshëm. Ai tregoi se e kishte rrahur egërsisht Scott, pasi kishte shkuar në shtëpinë e tij në Sunderland të Anglisë, për të marrë një borxh prej 200 sterlinash, ku kishte shkuar me një shok, emrin e të cilit nuk e bëri me dije.

Zoti Stacey, i njohur si Fred, kaloi 16 javë në burg, ndërsa u la i lirë në vitin 2005.

Ai pësoi infarkt javën e kaluar, pak ditë pas dënimit të Tunmor, shkruan noa.al.

Në një deklaratë në gjykatë, ai tha se njerëzit vijonin ta quanin vrasës, edhe pas lirisë së tij. /a.y/noa.al