Transmetuar më 10-10-2018, 13:47

Një biznesmen u refuzua nga një kompani ajrore për shkak se ishte veshur me pantallona të shkurtra, teksa ishte nisur për një fluturim me Saudi Arabian Airlines.

Jordan Bishop, themelues dhe këshilltar i fluturimeve ‘Yore Oyster’, shpjegoi në një artikull për revistën ‘Forbes’ se u bllokua nga një pjesëtar i stafit të kompanisë ajrore, duke iu thënë se nuk lejohej të ngjitej në avion nëse nuk mbulonte këmbët.

Atij ju shpjegua se nuk mund të udhëtonte nga Stambolli, Turqi, drejt Riyadh, kryeqytet i Arabisë Saudite.

Bishop shpjegoi se ishte një udhëtar i rregullt dhe se veshja e tij nuk i kishte hapur asnjëherë probleme.

Por Saudia Dress Code nëpërmjet një deklarate tha se, “Saudia iu kërkon mysafirëve të saj që të respektojnë kodin e veshjes, në bazë të së cilit dihet të jenë të veshur në përputhje me normat e publikut dhe jo të fyejnë pasagjerë të tjerë”.

Saudia është kompania ajrore kombëtare e Arabisë Suadite e cila ruan me fanatizëm udhëzimet e islamit, shkruan noa.al.

Kështu Bishop u detyrua të blejë një sarong, një copë e gjerë që përdoret si fund, të cilin e lidhi rreth mesit në mënyrë që të udhëtonte. /a.y/noa.al