Transmetuar më 10-10-2018, 19:05

Dy persona kanë humbur jetën në jugperëndim të Kinës, pasi një gropë gjigande u hap papritmas  në mes të rrugës dhe “përpiu” katër këmbësorë.

Gropa me madhësi prej mbi 10 metra katrorë është hapur para një spitali në qytetin Dazhou në provincën kineze Sichuan.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur hapet gropa dhe i “përpinë” kalimtarët e rastit.

Në momentin që ekipet e shpëtimit mundoheshin t’i nxjerrin të mbijetuarit, ajo filloi të hapet edhe më shumë duke ua rrezikuar jetën edhe punonjësve.