Transmetuar më 10-10-2018, 20:30

Një studim i fundit amerikan ka dalë në konkluzionin se jeta e shfrenuar e të rinjve meshkuj, ul pjellurinë te këta të fundit.

Sipas të dhënave të studimit, cilësia e spermës te burrat po bie çdo vit.

Klinikat e fertilitetit kanë zbuluar se lëvizshmëria e spermatozoidëve ka rënë me 1.8 për qind çdo vit.

Autorët e studimit thonë se gjetjet mund të jenë një paralajmërim për shëndetin publik dhe se ushqimet e shpejta, mungesa e stërvitjes dhe ndotja nxisin problemin.

Gjetjet e reja do të prezantohen këtë javë në takimin vjetor të Shoqërisë Amerikane për Mjekësi Riprodhuese në Denver të Kolorados.

Studiuesit e udhëhequr nga Kolegji Mjekësor "Sidney Kimmel" në Filadelfia dhe klinika e fertilitetit IVIRMA monitoruan pothuajse 120 mijë burra që kërkonin trajtim për problemet e fertilitetit në Spanjë dhe SHBA, nga viti 2002 në 2017.

Burrat u vendosën në tre grupe në bazë të miliona spermatozoitëve në monstrat e tyre të spermës.

Matja shihet si mënyra më e mirë për të vlerësuar pjellorinë, se sa numri i spermatozoidëve në total.

Midis meshkujve amerikanë në grupin më pjellor, i cili kishte më shumë se 15 milion spermatozoitë në lëvizje, numri u ul me 1.8 për qind për secilin vit të studimit.

Mes viteve 2002 dhe 2005, 84.7 për qind e meshkujve ishin në grupin më pjellor, por kjo ra në 79.1 për qind mes 2014 dhe 2017. /k.k/noa.al/