Transmetuar më 11-10-2018, 14:36

Ishte nisur me prindërit dhe vëllanë për një shëtitje të qetë me familjen në fundjavë, por ajo që duhet ë ishte ditë argëtimi u kthye në tragjedi.

Historia e rëndë i ka ndodhur një vogëlushi 6-vjeçar në Campinas, në shtetin brazilian të San Paolo. Automjeti me të cilin udhëtonte e gjithë familja u përfshi në një aksident të frikshëm rrugor dhe ai pa vdekjen e prindërve dhe të vëllait 8 vjeç, Alessandro, Belkis dhe Samuel Morane.

Mes llamarinave të makinës preheshin trupat e pajetë të më të shtrenjtëve të tij, ndërkohë që Benjamin ndenji pa lëvizur plot 48 orë, deri sa e gjetën.

Makina përfundoi në një greminë anës rruge dhe ishte e padukshme nga mjetet e tjera.

Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën braziliane mes Uberlandia dhe Araguari, në shtetin e Minas Gerais, pasditen e së dielës, kur familja po kthehej në shtëpi, pasi kishin qëndruar gjatë fundjavës në Rio Quente.

Çifti dhe dy fëmijët, u kishin thënë të afërmve se do shkëputeshin për dy ditë por humbën gjurmët.  Makina u gjet vetëm gjatë së martës pas kontrolleve intensive, kur i mituri në gjendje shoku, shkruan noa.al.

Nga hetimet paraprake dyshohet se makina është goditur nga një mjet tjetër, dhe ka përfunduar në greminë. Pas marrjes së ndihmës së parë, vogëlushi Benjaminm, nuk ka probleme për jetën./a.y/noa.al