Transmetuar më 11-10-2018, 14:49

Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe një i tretë është vrarë si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri të ndodhura mesditën e sotme në Mat.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Shëlli të Matit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vdekur Mentor Hoxha dhe u plagosën edhe dy punonjës bashkie, E.A dhe H.B. Ata mësohet se janë nisur drejt qendrës spitalore Tiranë për mjekim më të specializuar.

Paraprakisht mendohet se këta punonjës të Bashkisë Mat, po punonin për hapjen e një rruge në fshatin Shëlli dhe ishin duke ngrënë bukë te një lokal aty pranë.

Policia e sinjalizuar nga banorë të zonës, ka mbërritur në vendin e krimit.

Uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit të ngjarjes si dhe për rindërtimin e skenës së krimit.

Autori i dyshuar është Kujtim Hoxha, banor vendas.

Paraprakisht dyshohet se krimi është kryer nga një person i vetëm, Kujtim Hoxha i cili u shpall në kërkim. /a.y/noa.al/

FOTOGALERI

Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri në Mat, dyshohet një i vrarë dhe dy të plagosur