Transmetuar më 11-10-2018, 15:09

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Boston që ka marrë nën shqyrtim sjelljet psikologjike, shqetësimet e këtij lloji dhe lidhjen që mund të kenë me riprodhimin është arritur në përfundimin se stresi ul fertilitetin femëror, por jo atë të meshkujve.

Janë vëzhguar rreth 5000 gra dhe 1300 meshkuj, të cilët nuk kishin hasur problem të këtij lloji, për të kuptuar mirë lidhjen shkak-pasojë të stresit në jetën e tyre, me fokus fertilitetin.

Pjesëmarrësve iu bënë pyetje rreth nivelit të tyre të stresit, duke u dhënë atyre një rezultat total të perceptuar të stresit nga zero në 40.

Ndërsa femrat në përgjithësi kishin nivele më të larta stresi sesa meshkujt, studiuesit zbuluan gjithashtu se nivelet e stresit të femrat kishte më shumë ndikim në aftësinë e tyre për të riprodhuar.

Femrat me nivelin e stresit mbi 25 pikë kishin 13% më pak mundësi për të ngelur shtatzënë sesa femrat me rezultat nën 10 pikë./b.l/noa.al/