Transmetuar më 11-10-2018, 15:28

Një tjetër njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane, të çelur pak ditë më parë ka ardhur nga Ambasada Amerikane.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ambasada ka postuar një video informuese, në të cilën tërheq vëmendjen për kujdes, lidhur me pesë këshilla të thjeshta, por shumë të rëndësishme, që u duhen në momentin e aplikimit.

“Po mendoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane? Mos harroni këto 5 këshilla të thjeshta kur të aplikoni.

Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit ? https://bit.ly/2l7myjg ose postoni pyetjet tuaja në hapësirën e komenteve mëposhtë, duke përdorur #pyetanen”, shkruhet nw njoftimin e ambasadës.