Transmetuar më 11-10-2018, 16:05

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i dërgoi sot një letër ngushëllimi familjes së potetit të ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, Fatos Arapi.

Ikjen e poetit Arapi, Kryetari i Kuvendit e cilësoi në letrën e tij si ikje e një tjetër shtërgu të letërsisë shqipe.

“Me trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Fatosit, njeriut të dashur për ju dhe për të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë. Me ikjen e tij po fluturon drejt qiellit një shtërg tjetër nga të fundmit e letërsisë dhe kulturës shqipe të shekullit të njëzetë.

Fatos Arapi ishte një shkrimtar, poet, pedagog, studjues intelektual dhe patriot i shquar. Ai shkroi dhe i kushtoi të gjithë talentin e vet atdheut dhe krijoi lirika magjepsëse për lirinë dhe njerëzit e lirë të këtij vendi”,u shpreh Ruçi.

Z.Ruçi. lirikat e poetit, i çmoi si magjepsëse për lirinë “Në dy shekuj, Arapi i shqetësuar për alarmed e kohrave”, – shprehej në letrën e tij Kryetari i Kuvendit./b.l/noa.al/